
Si në çdo merkato tjetër, në Premier League priten të zhvillohen duele shumë interesante edhe në atë të verës.
Antoine Semenyo vijon të jetë një ndër më të spikaturit në këtë kampionat, për të cilin do të masin forcat Manchester United dhe Tottenham Hotspuri.
25 vjeçari po zhvillon një sezon shumë të mirë me Bournemouthin, për të cilin si krerët e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ ashtu dhe ato të ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 50 milionë euro.
Tek britaniku vihen re disa cilësi, si përshembull shpejtësia, efikasiteti dhe natyrisht mbërritja me sukses tek golat, të cilat e shëndërrojnë në një rrezik të vazhdueshëm për çdo rival.
Ndërkohë, krerët e Bournemouthit të ndërgjegjshëm për potencialin e Manchester United dhe Tottenham Hotspurit do të tentojnë të mbushin arkat për ta vënë këtë shifër në dispozicion të një merkatoje cilësore në fundin e sezonit.
Parashikohet një sfidë shumë e ashpër për ishi-n e Sunderlandit, i cili ka një shans për t’iu bashkuar një ndër ekipeve të elitës në Angli.
4 gola në 12 sfida është kontributi i Antoine Semenyos në sezonin aktual, i cili mund ti vijë në ndihmë repartit të avancuar të një prej ekipeve në fjalë.



