
Klaus Gjasula do të jetë një nga mungesat e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
FSHF ka njoftuar se mesfushori ka pësuar një dëmtim dhe do të jetë jashtë fushave të blerta. Lojtari ka nisur rikuperimin te klubi i Darmstadt dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë.
Përveç Gjasulës, Shqipëria do të ketë edhe dy mungesa të tjera të rëndësishme, siç janë ato të Kumbullës dhe Brojës.



