Armand Duka: Do bashkëpunojmë me qeverinë

Armand Duka: Do bashkëpunojmë me qeverinë

Armand Duka, është i bindur se Federata Shqiptare e Futbollit, do të bashkëpunojë me qeverinë, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, ai deklaroi se për ligjin e sponsorizimeve është bërë një propozim dhe kanë marrë një premtim nga qeveria.

Siç kemi bashkëpunuar me qeverinë në të kaluarën, do e bëjmë edhe tani. Do e gjejmë një mundësi për të bashkëpunuar. Bashkëpunimi i qeverisë me FSHF, është një detyrim i tyre, për të ardhmen e fëmijëve. Mbështetja e qeverive vendore ka nisur dhe do të vazhdojmë. Askush nuk mund ta ndali realizimin e atij objektivi që kemi vendosur.

Për ligjin e sponsorizimit, u bë edhe një bojkot nga Superiorja. Kemi propozuar diçka, kemi marrë një premtim nga qeveria. Fatmirësisht është e njëjta qeveri dhe besoj se do e realizojnë dhe do i japin shtysa zhvillimit të futbollit në Shqipëri. Unë dua të mendoj pozitivisht dhe mendoj se kjo nuk bëhet personalisht, por për të mirën e vendit.

Futbolli ka qenë sporti më i rëndësishëm në Shqipëri, me apo pa mua. Shqiptarët e ndjekin më shumë këtë sport. Një ditë dua të shikoj sa më shumë fusha futbolli dhe sa më shumë fëmijë, djem apo vajza brenda. Kemi ndryshuar shumë gjatë kësaj periudhe, por nuk kemi bërë aq infrastrukturë, sa t’i çojmë vajzat pa asnjë nderojë të luajnë futboll. Mendoj se FSHF ka investuar 70 milionë euro në infrastrukturë.

Federata e futbollit është më e mirë qeverisura në vend dhe më e kontrolluara. Është një organizatë që çdo bilanc e ke publik. Të gjitha këto, të shoqëruara me një raport auditimi. Për sa i përket financimeve të FIFA-s dhe UEFA-s ka double-auditim. Vetë donatori auditon fondet e veta.

Webi i FSHF është hakeruar dhe është sulmuar 3 herë në ditë. Sa herë që ne nxirrnim përgjigje për baltosjet. Nuk duhet të jemi viktima të ndonjërit që mendon se mund të bëjë ligjin në Shqipëria me një media.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy