
Pas problemeve të hasura në lidhje me transferimin e Juan Foyth, Joao Cancelos apo Ivan Fresnedas , drejtuesit e Barcelonës shpresojnë se do ta arrijnë objektivin në këtë merkato verore . Krahu i djathtë i mbrojtjes ka rezultuar një dhimbje koke e vazhdueshme për trainerin Xavi Hernandez, i cili vijon maksimalisht i përqëndruar për ta përforcuar përpara përfundimit të kësaj periudhe. Sipas ‘ As ‘ Pablo Maffeo, falë rendimentit të shkëlqyer të shfaqur në rradhët e Mallorcas është bërë pjesë e planeve të numrit një të stolit, i cili kërkon ta perfeksionojë skuadrën e zemrës dhe ta rikthejë në rivalin e dikurshëm që bënte ligjin në çdo kompeticion. Për 26 vjeçarin transferimi në ‘’ Camp Nou ‘’ mund të shënojë nisjen e një eksperience ndryshe në karrierë, tek kandidat potencial për arritjen e suksesit në çdo sezon. Objektivi kryesor i Joan Laportas është hedhja pas krahëve e këtyre problematikave dhe vijimi në rrugën e suksesit , si në atë të kaluarin , gjatë të cilit ‘’ Blaugranët ‘’ fituan Primera Division dhe Superkupën e Spanjës .



