
Diego Costa është rikthyer të luajë në kampionatin brazilian. Sulmuesi është prezantuar ditën e sotme te skuadra e Atletico Mineiro.
Futbollisti mbylli kontratën e tij me Atletico Madrid nga janari, ndërsa prej asaj kohe ishte një lojtar i lirë.
Tashmë Costa ka vendosur zyrtarisht për të ardhmen dhe do të vazhdojë karrierën e tij në Brazil. Ka qenë vetë klubi brazilian që ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin 32-vjeçar.
Palët kanë firmosur një kontratë deri në dhjetor të vitit 2022.



