Hajdini analizon kampionatin shqiptar: Tirana më e forta, te Dinamo shëtisin fanellën

Hajdini analizon kampionatin shqiptar: Tirana më e forta, te Dinamo shëtisin fanellën

Gazetari i sportit, Edi Hajdini, në emisionin “SportZone” në MCN TV, bëri një analizë të kampionatit shqiptar, deri në këtë fazë.

Ai u shpreh se Tirana me fitoren ndaj Laçit, konfirmoi se është skuadra më e fortë në Superiore, ndërsa shtoi se nuk e kupton pse Laçi e largoi Xhixhën. Në lidhje me Kukësin, Hajdini deklaroi se situatat e fundit kanë treguar se diçka të verilindorët nuk shkon.

“Tirana dhe Laçi do të rivalizojnë deri në fund, pavarësisht fitores së bardhebluve. Tirana është skuadra për t’u mundur. Ishin përballë dy skuadra shumë të forta. Laçi nuk kishte gabuar asgjë deri në këtë ndeshje. Nuk funksionoi si skuadër nga Tiranës.

Bardheblutë vinin pas humbjes me Kastriotit, nuk ishte vetëm një autrokritikë, por tregoi se është skuadra më e fortë e kampionatit. Më ka surprizuar Xhixha, për të cilin nuk arrij ta kuptoj si e largoi Laçi dhe mori Tirana.

Te Kukësi ka diçka që nuk shkon. Pas Teutës ishte një lloj nervozizmi mes trajnerit dhe stafit. Pashë një moment jo shumë komod të Longos. E ka treguar që është gjak nxehtë dhe është treguesi që në skuadër diçka nuk shkon. Kukësi e ka potencianlin për të synuar deri në fund për vendin e tretë.”

I pyetur për Vllazninë, Hajdini tha se te shkodranët ka nervozizëm dhe një ngërç me kartonët e kuq. Sipas tij, Partizani nuk po arrin të ketë vazhdimësi në rezultate edhe me Mehmetin në stol.

“Fusha e Skënderbeut është shumë e mirë dhe nuk ka pasur probleme. Në ndeshjen e fundit me Vllazninë, u godit anësori, përplasja e Zogovic me gjyqtarin e kaloi limitin. Vllaznia shumë ndeshje i ka luajtur me 10 lojtarë. Ka nervozizëm në skuadër. Për sa i përket gjykimit, edhe shkodranët kanë të drejtën e tyre të reagojnë, sepse kanë pasur shumë probleme. Është skuadra e vetme me kaq shumë barazime. Te Vllaznia ka një problem psikologjik. Ky ngërçi i kartonëve i ka penalizuar.

Mehmeti nuk po arrin të bëjë atë diferencën dhe të ketë vazhdimësi të rezultateve. Edhe ndaj Dinamos, treguan më shumë. Kishte një kërkesë nga tifozët, e cila u plotësua nga presidenti Demi. Tifozët kërkuan biletat me një çmim simbolik dhe ashtu u bë. Kur e ndjekin tifozët në numër të madh, skuadra tregon më shumë. Prania e tifozëve do të jetë një armë shtesë.”

Në fund Hajdini foli edhe për Dinamon, ku theksoi se aty janë lojtarë të mirëpaguar që vetëm shëtisin fanellën.

“Skuadra e Dinamos, më tepër po mundohet të rregullojë mbrojtjen. Ishin shumë të kënaqur me barazimin ndaj Partizanit. Situata nuk është më e mira, pavarësisht mbledhjes me presidentin. Ende kanë probleme. Janë lojtarë të mirëpaguar që shëtisin fanellën në fushë. Duhet një lëvizje shumë e fortë dhe drejtuesit duhet të nxjerrin mësime për sezonin tjetër. Ky sezon tregoi se nuk mjafton që vetëm të paguash mirë, por edhe menaxhimi.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy