Ter Stegen, afër Manchester City-t

Ter Stegen, afër Manchester City-t

Duke qenë se e ardhmja e portierit Ederson në ‘’ Etihad Stadium ‘’ sa vjen edhe bëhet edhe më e vështirë, tek Manchester City ka filluar puna për ti gjetur një zëvëndësues.

Falë Khaldoon Al Mubarak ‘’ Qytetarët ‘’ konsiderohen një ndër ekipet më të pasur të botës, fakt që i ndihmon gjatë merkatove. 

Në listën e Pep Guardiolas është përfshirë Ter Stegen, i cili mund ti japë fund eksperiencës në ‘’ Camp Nou ‘’ shumë shpejt. 

Edhe në rastin e anglezëve, e njëjta histori vlen edhe për Ederson, i cili e përfundon kontratën sezonin vijues dhe me shumë gjasa do ta vijojë karrierën në Arabinë Saudite. 

33 vjeçari ka një eksperiencë të mjaftueshme për të mbrojtur kuadratin e bardhë të ish fituesve të Champions Leagues dhe një privilegj për të do të ishte vënia nën urdhërat e të famshmit ‘’ Pep ‘’, pa dyshim një ndër trainerët më të mirë në këtë profesion. 

Nëse do të ndodhë kështu, për ishi-n e Borussia Monchengladbah do të ishte një garanci dhe një shans shumë i mirë për të fituar tituj të rëndësishëm, jo vetëm në aspektin kolektiv por edhe në atë individual. 

Sezoni i kaluar ishte i 11-ti tek të ashtuquajturit ‘’ Los Cules ‘’ dhe eksperienca deri më tani është shoqëruar me çdo titull të mundshëm në kompeticionet pjesëmarrës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy