Është mbyllur në barazim pa gola, pjesa e parë në sfidën mes Besës dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë e Parë.
Të dyja skuadrat janë në kërkim të fitores, e cila do i dërgonte përkohësisht në vendin e dytë në renditje.
Sa i përket ndeshjes, ka qenë e luftuar dhe me raste nga të dy krahët, por asnjëra skuadër nuk ia doli dot të gjejë rrugën e rrjetës.



