
Rinovimi me Osumane Dembele mbetet një ndër prioritetet e merkatos për Barcelonën.
Rendimenti i francezit ka ardhur në rritje , i cili e ka shpërblyer besimin e Xavi Hernandezit.
Ideja e drejtuesve të ‘’ Blaugranëve ‘’ lidhet me përfundimin sa më shpejt të kësaj çështjeje dhe ta kenë në dispozicion sulmuesin përtej 30 qershorit të 2024-tës , datë e cila shënon përfundimin e kontratës.
Spanjollët synojnë medoemos evitimin e ndonjë surprize në vijimësi për arsye se 25 vjeçari është pretenduar nga ekipe me emër në Europë dhe problemi aktual i tyre është vlera e prishjes së kontratës së Osumane Dembeles , e cila arrin 50 milionë eurot, shifër e përballueshme nga pretendentët.
Sezoni aktual mund të konsiderohet një ndër më të sukseshmit në karrierën e golashënuesit nga Vermon, i cili pak përpara përfundimit të sezonit numëron 8 gola dhe 7 asiste në 30 sfida dhe për Barcelonën është një domosdoshmëri qëndrimi në ‘’ Camp Nou ‘’.



