
Serhou Guirassy është shëndërruar në një ndër sulmuesit në modë në kontinentin e vjetër, rendimenti i të cilit shumë shpejt është pasuar me interesin e Romës.
Kartoni i golashënuesit nga Guinea aktualisht vlerësohet në më pak se 20 milionë euro, shifër e përballueshme nga arkat e kryeqytetasve.
Të qënit i vlerësuar nga Jose Mourinho, një ndër më të mirët në botë është natyrisht një privilegj për 27 vjeçarin, i cili shumë shpejt mund të provojë veten në Serinë A , një ndër ligat më prestigjoze të Europës.
Sezoni për tu duartrokitur i ishi-t të Rennes po shoqërohet edhe me një performancë shumë të mirë të Stuttgartit, skuadër e cila momentalisht renditet e treta në Bundesligë, pas 13 javëve të zhvilluara.
Transferimi i mundshëm në ‘’ Olimpico ‘’ ndoshta do të rezultojë një tjetër hap i suksesshëm në karrierë, tek një skuadër e cila me ‘’ The Special One ‘’ para dy sezonesh shkruajti për të parën herë historinë në Europë me fitimin e Conference Leagues.



