Çfarë po ndodh me Maradonën? “Pibe de Oro” në luftë për të ecur (VIDEO)

Çfarë po ndodh me Maradonën? “Pibe de Oro” në luftë për të ecur (VIDEO)

Çfarë po ndodh me Diego Armando Maradonën? Kjo është pyetja e ngritur nga media presitgjoze spanjolle “Marca”, e cila ka publikuar nje video në të cilën shohim ish “Pibe de Oro” të hyjë në fushën e stërvitjes së Dorados de Sinaloa duke ecur me shumë vështirësi dhe i mbështetur tek bashkëpunëtori i tij Islas.

Ish lojtari i skuadrës së Napoli nuk ishte në gjendje të drejtonte seancën stërvitore të skuadrës së tij për shkak të shqetësimeve në gjunjë i njëjti problem që i kishte ndodhur dhe javën e kaluar duke braktisur seancen stervitore.

Diego Maradona ka pasur injeksione në gjunjë për të ngadalësuar efektet e artritit, sipas avokatit të tij. 

57-vjeçari kishte një lëng të ngjashëm me xhel, injektuar në nyjet e tij të gjurit përpara Kupës Botërore në një përpjekje për të provuar dhe për të ngadalësuar procesin.

Ai shkoi në një spital në Kolumbi për procedurën, por tani është shfaqur një video e argjentinasit që po lufton për të ecur. 

Klubi meksikan shpjegoi situatën e Maradonës përmes një postimi në “Twitter”:

Trajneri qëndroi në dhomat e zhveshjeve për shkak të problemeve të tij fizike, por ne jemi në duar të sigurta: Luisito Islas udhëhoqi stërvitjen”, shkruan klubi meksian që drejtohet nga legjenda argjentinase Diego Armando Maradona. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy