Është mbyllur në barazim 1-1, sfida mes Skënderbeut dhe Kukësit, e zhvilluar në Korçë.
Ndonëse vendasit ishin më kërkues gjatë gjithë takimit, nuk ia dolën dot të merrnin 3 pikët dhe tani janë me një këmbë në Kategorinë e Parë.
Gjelbrim Taipi kaloi verilindorët në avantazh në minutën e 9-të, pasi ktheu në gol një penallti.
Edhe goli i barazimit erdhi me penallti, teksa në minutën e 51, ishte Zguro shënoi për vendasit.
Me këtë barazim, Skënderbeu mbetet i fundit me 19 pikë, ndërsa Kukësi renditet i treti me 43 pikë.



