Monza në Serie A, Berlusconi vendos 150 milionë euro për merkaton

Monza në Serie A, Berlusconi vendos 150 milionë euro për merkaton

Monza siguroi për herë të parë në histori ngjitjen në Serie A. Menjëherë pas kësaj arritje, presidenti i klubit, Silvio Berlusconi, deklaroi se tashmë synimi i skuadrës është titulli dhe kualifikimi në Champions League.

Të shumtë ishin ata, që këtë deklaratë, e morën duke qeshur, duke mos besuar që një skuadër e sapo ngjitur në Serie A, të luftojë për objektiva madhorë.

Megjithatë, duket se Berlusconi e ka seriozisht dhe nuk dëshiron që skuadra që ka në pronësinë e tij të jetë thjesht kalimtare në elitën e futbollit italian.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se ish-presidenti i Milanit, ka vendosur në dispozicion 150 milionë euro, të cilat do të investohen vetëm për merkato. Një shifër shumë e lartë, e cila vështirë se shpenzohet në merkato edhe nga klubet e kreut në Serie A, jo më një klub i sapo ngjitur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy