
Tashmë është zyrtare, Neymar nuk do të jetë pjesë e PSG-së për tre muaj, duke munguar në sfidën me Realin dhe pjesën e mbetur të sezonit, pasi do t’i nënshtrohet operacionit në këmbë. Braziliani do të rikthehet në stërvitje pak javë para nisjes së Kampionatit Botëror.



