“E kemi një zgjidhje për stadiumin e Erzenit”, Dervishaj: Për Partizani-Tirana, duhet të flasim me UEFA-n

“E kemi një zgjidhje për stadiumin e Erzenit”, Dervishaj: Për Partizani-Tirana, duhet të flasim me UEFA-n

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj, duke folur për MCN, u shpreh stadiumi i Erzenit të Shijakut nuk i plotëson kriteret për të marrë pjesë në Superiore, por si zgjidhje shihet rikonstruktimi i tij.

I pyetur nëse derbi Partizani-Tirana mund të luhet në “Air Albania”, Dervishaj theksoi se për këtë duhet të flasin me UEFA-n, pasi aty do të mbahet finalja e Conference League.

Nëse flasim për Shijakun, ata në masën më të madhe, nuk i plotësojnë kriteret e licencimit për të luajtur në Superiore. Mesa kemi diskutuar me klubin e Shijakut, ka qenë si ide që të bëhet një rikonstruktim i stadiumit të Shijakut dhe jemi shfaqur të gatshëm për të ndihmuar. Kërkesat për të luajtur në Superiore, janë sipas kërkesave të UEFA-s.

Këtë sezon ka qenë problem për fushat. Sot ne kemi stadiumin Elbasan Arena, është “Air Albania” në gjendje perfektë, do rigjenerohet “Selman Sërmasi”, Kukësi, Shkodra, Durrësi dhe nuk mendoj se sezonin e ardhshëm do të jemi në krizë për stadiume.

Derbi Partizani-Tirana në “Air Albania”? Për vendin tonë është një arritje e rëndësishme organizimi i Conference League në Shqipëri. Duhet të diskutojmë nëse derbi mund të organizohet në “Air Albania”. Duhet të flasim me UEFA-n për këtë. Nuk është në dorën tonë. Në funksion të përgjigjes së UEFA-s do ketë edhe një vendim.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy