
Pas Milanit, një tjetër pretendent ka ndezur motorrët për Assan Ouedraogon.
Sipas ‘ Sky Sports Deutchland ‘, Bayern Muncheni do të sfidojë kuqezinjtë për mesfushorin, i cili konsiderohet një pilar i skuadrës së Schalke 04.
Me vetëm 17 vite mbi supe gjermani premton shumë për të ardhmen dhe për shërbimet e tij do të zhvillohet një sfidë gjigandësh gjatë kësaj merkatoje.
Pritet një duel shumë i ashpër për Assan Ouedraogon ndërmjet dy prej ekipeve më të famshëm jo vetëm në kampionatet respektive, por edhe në elitën europiane.
Megjithatë, nuk përjashtohet edhe përfshirja e të tjerë pretendentëve për këtë lojtar i cili ka bërë mirë deri më tani në një kampionat me koefiçent të lartë vështirësie siç është Bundesliga 2.



