Parisi insiston për Tchouamenin

Parisi insiston për Tchouamenin

Paris St Germain ka fituar më shumë besim pas qëndrimit të Kylian Mbappes në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe nuk do të ndalet në merkato .

‘’ Les Pariziens ‘’ kërkojnë ti japin një tjetër shuplakë  Real Madridit dhe ta fitojnë garën për Aurelien Tchouamenin .

22 vjeçari preferon të transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por Nasser Al Khelaifi kërkon ti tregojë edhe një herë superioritetin Florentino Perezit për yllin e Monacos .

Drejtori sportiv i monegaskëve  Paul Mitchell e njeh shumë mirë miliarderin nga Katari dhe natyrisht ka përfituar nga kjo situatë dhe sipas  ‘ RMC Sport ‘ mund të kërkojë me shumë se 80 milionë euro , shifra e paramenduar për realizimin e këtij operacioni.

Kampionët në fuqi të Frances s’do të reshtin asnjëherë deri sa ta fitojnë Champions Leaguen sepse me Ligue 1 tashmë janë ngopur dhe e nisin çdo sezon me këtë objektiv.

 Kuq e blutë realizuan një merkato të shkëlqyer në të kaluarën duke afruar lojtarë shumë të shquar në kryeqytetin francez por prapëseprapë objektivi kryesor i shpëtoi nga duart.

Deklarata e Aurelien Tchouamenit e përmendur më lart e vështirëson tentativën e parizienëve por duke qenë se mesfusha konsiderohet pika më e dobët e të besuarve të Mauricio Pochettinos , nevoja për tu përforcuar bëhet e domosdoshme në vigjilie të sezonit të ri .

Aurelien Tchouamenin e pret një e ardhme e shkëlqyer duke marrë në konsideratë të tashmen e mrekullueshme në ‘’ Luigjin e Dytë ‘’ por duhet patur kujdes nga ‘’ Galaktikët ‘’ të cilët i favorizon edhe sezoni aktual dhe në rastin e fitimit të Champions Leagues kjo histori mund të pësojë ndryshime.

Vlerat e ishi-t të Bordeaux janë kanalizuar në 50 sfida, 5 gola dhe 2 asiste gjatë sezonit aktual dhe në njëfarë mënyre insistimi , në rastin konkret i  Parisit i shton dukshëm .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy