“Partizani nuk është i fortë”, Colella: S’marrim lojtarë nga “Youtube”, derbi më ka nervozuar më shumë

“Partizani nuk është i fortë”, Colella: S’marrim lojtarë nga “Youtube”, derbi më ka nervozuar më shumë

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella, duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për fazën e parë të skuadrës së tij në kampionat.

I pyetur për merkaton e ardhshme, tekniku italian u shpreh se te Partizani kishin disa alternativa, por shtoi se kanë rënë dakord që të mos merren lojtarë nga “Youtube”.

Unë po përpiqem, që t’i jap një lloj mentaliteti skuadrës. Kur ne përgatisim atë që duam, më tej rezultati është i rëndësishëm. Ajo që është e rëndësishme për një skuadër, që do pikët, vazhdimësia e lojës së mirë, është obliguese për të. Me ndeshjet e mira, do vijnë edhe pikët. Mund të bësh një ndeshje të mirë dhe mund të humbasësh, siç ishin ndeshjet me Kastriotin dhe Erzenin.

Është rruga e duhur, për të fituar ndeshje. Unë nuk përgatit skuadrën për të luajtur mirë, por për të marrë fitore. Tani jam më i qartë. Kur e shikoj skuadrën që prodhon dhe është në krye, nuk kam si të mos flas për titullin.

Kam shumë më tepër besim se më parë, e njoh më mirë skuadrën. Është e parakohshme të flas se çfarë do të ndodhë në janar. Por diçka është e qartë, që kemi pasur mundësinë për shumë lojtarë, por me klubin kemi rënë dakord që nuk do marrim lojtarë nga “Youtube”.

Nuk është diçka që na shqetëson në këto momente. Të shikojmë çfarë do të ndodhë për ndonjë lojtar. Unë kam, si pjesë të skuadrës, shumë lojtarë që deri para janarit, dua të marr përgjigje nga ta. Mund të ketë ndonjë surprizë. Te pankina, mund të gjeni ndonjë surprizë.

Objektivi ynë është që të luajmë në gjysmëfushën e kundërshtarit. Kjo kërkon një punë të gjatë, në lidhje me portën. Kemi një rrugë të gjatë, na duhet një punë e madhe. Nëse do ishte kaq e rrezikshme, nuk do ishim në krye të renditjes. Ne mbrojmë gjatë dhe sulmojmë shkurt.

I pyetur për ndonjë peng deri tani te Partizani, Colella deklaroi se ndeshja derbi me Tiranën, e ka nervozuar më shumë. Gjithashtu ai tha se të kuqtë nuk janë ende një skuadër e fortë.

Pengu te Partizani? Unë jam komandanti i trupës dhe kur fitojmë, unë mendoj se çfarë mund të kisha bërë më mirë. Është një analizë që e bëj shpesh. Duke bërë analiza të tilla, gabime gjej plot. Ndeshja e vetme ku jam nervozuar së tepërmi, ishte derbi. Ndaj Tiranës nuk ishim ne, nuk bëmë atë që duhet të bënim për të fituar. Unë mendoj se kur bën përgatitjet gjatë javës për të fituar ndeshjen, duhet t’ia dalësh. Për pjesën e emocioneve, ishim të vetëdijshëm.

Gjëja e parë që skuadra duhet të kuptojë kur luan në gjysmëfushën e kundërshtarit, është se përballë ka të gjithë kundërshtarin. Nuk e kemi ende një lojtar të rëndë përpara që të shërbejë. Unë lodhem shumë, duke i thënë lojtarëve që duhet të futen në zonë. Duke arritur këtë, më pas për të sulmuar portën. Jemi ende larg, por diçka po ndryshon në këtë pjesë.

Rivalja e Partizanit? Duke parë renditjen, klasifikimi është shumë i ngjeshur. Nuk më pëlqen të flas për të tjerët. kundërshtarët e parë të Partizanit, jemi ne. Nuk jemi akoma një skuadër e fortë. Jemi duke u rritur, por jo të fortët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy