Manchester United gjen zëvëndësues për Martial

Manchester United gjen zëvëndësues për Martial

Merkatoja e verës parashikohet të jetë determinante për të ardhmen e Anthony Martial, i cili duket se i ka orët e numëruara tek Manchester United.

Drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ kanë nisur tratativat për firmosjen me Moussa Diaby , i preferuari i trainerit Erik Ten Hag për ofensivën, i cili ka rezultuar determinant në avancimin e Bayer Leverkusenit në Bundesligë dhe sidomos në Europa League, ekip i cili mbërriti deri në gjysëmfinale në kompeticionin e dytë europian për nga rëndësia.

23 vjeçari tashmë preferohet nga disa ekipe të elitës dhe anglezët do të shfrytëzojnë potencialin në aspektin ekonomik për ta fituar këtë garë dhe ta transferojnë në ‘’ Old Trafford ‘’ golashënuesin .

Gjithsesi duke qenë se ka spikatur dhe është pa dyshim një ndër më të mirët e ‘’ Aspirinave ‘’ , ky fakt ka impresionuar edhe Real Madridin bashkë me Paris St Germain , ekipe të cilët e bëjnë këtë sfidë më emocionuese dhe mund të konsiderohen edhe një kërcënim për 20 herë kampionët e Premier Leagues.

Prej vitesh Manchester United është distancuar nga titujt dhe objektivi kryesor për të ardhmen lidhet me rikuperimin e terrenit të humbur , në Angli dhe më gjerë .  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy