
Pas fitores 3-0 me Labërinë në Kupë, te Kukësi kanë filluar të mendojnë që tani për sfidën e radhës në kampionat, atë ndaj Laçit.
Trajnerin Dobi, pas ndeshjes në Kupë, e ka shqetësuar sulmuesi kryesor i skuadrës, Klejdi Daci.
Ky i fundit është dëmtuar dhe rrezikon të humbasë sfidën me Laçin në fundjavë. Në rast se Daci nuk ia del dot, atëherë do të ishte një mungesë e rëndësishme për Kukësin, pasi sulmuesi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në këtë fillim kampionati.



