Nevil Dede: Austria bëri surprizën, italianët nuk e prisnin ashtu

Nevil Dede: Austria bëri surprizën, italianët nuk e prisnin ashtu

Ish-futbollisti dhe trajneri, Nevil Dede është shprehur se Italia në pjesën e parë ishte mirë, ndërsa në pjesën e dytë Austria bëri surprizën. Në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, Dede ka thënë se në shtesë italianët dominuan në shtesë.

“Pjesa e parë për Italinë, në mendimin tim ishte e mirë. Mënyra se si dilte topi në mesfushë sillte probleme. Mungonte një forcë mes linjave. Mungonte Locatelli. Besoj se zëvendësimet u bënë vonë. Nëse e analizojmë ndeshjen, ishte e barabartë me aksione. Pjesa e parë me të dytën kishin ndryshime të mëdha. Austria e bëri surprizën në pjesën e dytë jo në të parën. Italia nuk e priste atë reagim të austriakëve. Për fat të mirë VAR-i ndihmoi dy herë Italinë. Ranë pak nga ana psikologjike. Në shtesë ata e dominuan ndeshjen totalisht. Dy mbrojtësit e qendrës të Italisë nuk i kanë cilësitë për kundërshtarë të vështirë.”, tha Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy