Liverpooli, ofertë për Estevao Willian

Liverpooli, ofertë për Estevao Willian

Gjatë dy sezoneve tek Chelsea Estevao Willian e ka justifikuar investimin e bërë në të shkuarën nga Todd Boehly.

 Braziliani është shëndërruar në një element të domosdoshëm në skemat e Xabi Alonsos, tanimë i pretenduar nga Liverpooli. 

Tek ‘’ Të Kuqtë ‘’ po studiohet një ofertë rreth 117 milionë euro por momentalisht ‘’ Blutë e Londrës ‘’ synojnë qëndrimin e ishi-t të Palmeiras në ‘’ Stamford Bridge ‘’. 

Lajmi është raportuar nga ‘ TEAMtalk ‘ por do të jetë e vështirë që të largohet duke qenë se kryeqytetasit mund të fuqizojnë një rival direkt në Premier League. 

Arne Slot e konsideron të domsdoshëm transferimin e një sulmuesi sepse gjatë verës nga ‘’ Anfield Road ‘’ u largua Mohamed Salah.

 Por Estevao Willian i përfundon kontrata me gjigandët e Anglisë dhe Europës në qershorin e 2033-shit, një fakt domethënës në këtë histori. 

Sezonin e shkuar ylli i repartit të avancuar e finalizoi me 8 gola dhe 3 asiste në 36 sfida ndërsa në aktualin numëron vetëm 20 minuta në kampionat dhe 80 në Kupën e Ligës kundër Lutonit. 

Sigurisht traineri spanjoll do ta thotë fjalën e fundit i cili po zhvillon sezonin e parë me ish fituesit e Champions Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy