Liverpool kërkon qëndrimin e Mane

Liverpool kërkon qëndrimin e Mane

 Dëshira e madhe për tu rikthyer me shpejtësi tek suksesi e ka bërë Liverpoolin të përshpejtojë aksionet në lidhje me qëndrimin e lojtarëve më të rëndësishëm. 

Ndër ta është Sadio Mane të cilit i mbeten edhe dy vite kontratë dhe sipas '' The Sun ''  ‘’ The Redsat ‘’  kërkojnë të evitojnë largimin e senegalezit nga i famshmi ‘’ Anfield Road ‘’.  Anglezët po përgatisin kontratën e re për 29 vjeçarin që ka formuar një dyshe ëndërrash me Mohamed Salah dhe  Firmino .

Fakti se kanë filluar bisedimet në lidhje me rinovimin e kontratës perceptohet si evitimi i ndonjë surprize të mundshme gjatë rrugës për faktin se  për shërbimet e Safio Mane-s luftojnë disa pretendentë të njohur dhe nëse kjo gjë do të ndodhte do të konsiderohej një autogol për Liverpoolin sepse do të fuqizonte kundërshtarët e mundshëm sidomos në Uefa Champions League , kompeticion të cilin Jurgen Klopp ëndërron ta fitojë përsëri .

Duhet kujtuar se Sadio Mane u transferua nga Southampton  tek gjigandët e Premier Leagues në merkaton verore të 2016-tës kundrejt 42 milionë eurove dhe aktualisht vlera e kartonit të tij kap 85 milionë eurot .

Qartësisht niveli i tij i imponon drejtuesve të Liverpoolit këmbnguljen  për rinovimin e kontratës me një lojtar që jep garanci për të ardhmen .  Sezonin e ri Sadio Mane e ka filluar me këmbën e mbarë dhe në 4 ndeshjet e para ka gjetur 2 herë rrugën e rrjetës duke i dhënë të drejtë ish teknikut të Borussia Dortmundit për kërkesën e tij .

 

 

 

             

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy