Milani lufton për titull, Maldini: Nuk e prisnin që të ishim kaq lart

Milani lufton për titull, Maldini: Nuk e prisnin që të ishim kaq lart

Milani po zhvillon një sezon të shkëlqyer, kur megjithëse nuk kanë bërë ndërhyrje të mëdha në merkatot e mëparshme, po luftojnë për titullin kampion me Interin.

Ky sezon i skuadrës, ka lënë një shije të mirë edhe te drejtori i klubit kuqezi, Paolo Maldini. Ky i fundit në një intervistë të dhënë është shprehur se shumëkush nuk e priste që Milani të ishte kaq lart.

Jam shumë krenar për atë që skuadra, stafi dhe të gjithë, u japin tifozëve. Ky emocion i vërtetë është thelbi i punës sonë që na bën të lumtur dhe nxit ndjesi të bukura. Në sezone të këtilla, objektivi është që të luajmë sa më mirë që mundemi. Duhet të kërkojmë shumë.

Në fillim të sezonit, shumëkush nuk priste të ishim kaq lart, por ne duhet ta shfrytëzojmë këtë për motivim të mëtutjeshëm. Statistikat janë të qarta. Për të qëndruar këtu lart dhe për ta mbajtur këtë nivel, duhet të ruajmë shpirtin e njëjtë të sakrificës. Jemi këtu, sepse kemi besuar gjithmonë, madje edhe pse nuk e thoshim, gjithmonë besonim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy