
Duke filluar nga ora 16:00, do të luhet Klasikja e futbollit shqiptar, mes Tiranës dhe Vllaznisë. Dy skuadrat vijnë në këtë sfidë me objektivin e qartë, për të marrë 3 pikët.
Pritet një sfidë e luftuar, ashtu siç kanë qenë edhe në të kaluarën përballjet mes këtyre dy skuadrave.
Të dyja skuadrat vijnë me moralin e lartë, pasi në javën e kaluar, Tirana mposhti Egnatian, ndërsa Vllaznia triumfoi ndaj Kukësit.
Mungesa e madhe për shkodranët, do të jetë Liridon Latifi, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit, ndërsa te bardheblutë, mungon vetëm Husein.



