Portieri Alisson Becker ka rinovuar kontratën me Liverpool. Me kontratën e re, palët kanë zgjatur bashkëpunimin mes tyre edhe për 6 vite të tjera.
Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar rinovimin, me një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Klopp. Alisson përveç se është titullar i padiskutueshëm te Liverpool, shihet edhe si një nga portierët më të mirë në botë.
Pas rinovimit, portieri brazilian u shfaq shumë i lumtur, duke thënë se nuk e kishte të vështirë të pranonte ofertën. “Nuk kam humbur shumë kohë të mendohem. Në tre vite e kemi ndërtuar besimin te klub dhe unë e familja ime jemi vërtetë të lumtur këtu. Fëmijët e mi po jetojnë në Angli dhe jemi të lumtur. Jam i gëzuar që vazhdoj të qëndroj te Liverpool. Nuk ishte e vështirë për mua të pranoja ofertën”, u shpreh Alisson.



