
E ardhmja e portierit Andre Onana ‘’ Old Trafford ‘’ është diskutuar ndër vite.
Tashmë me trainerin Ruben Amorim në stol si duket kjo çështje ka marrë zgjidhje.
Portugezi beson tek aftësitë e ishi-t të Interit, edhe pse gabimet gjatë sfidave të caktuara kanë krijuar një mungesë besimi tek drejtuesit.
Ishi i Sporting Lisbonës e shikon pjesë të 11-shes titullare Andre Onanan, një portier që la gjurmë në të shkuarën tek Ajax Amsterdami dhe më pas tek zikaltërit.
Në momente të vështira natyrisht besimi i drejtuesve dhe sidomos ai i trainerit ndikon në performancat e lojtarëve dhe tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ shpresohet se historia për 29 vjeçarin afrikan do të ndryshojë duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Në atë të kaluarin Andre Onana kontriboi në 50 sfida dhe pësoi 65 gola, të cilin e presin sfida shumë të rëndësishme me 20 herë kampionët e Premier Leagues.



