Real Madridi këmbngul për Pogba

Real Madridi këmbngul për Pogba

  Manchester United është duke përjetuar një situatë të pakëndshme në këtë fillim sezoni .  Drejtuesit e ‘’ Djajve të  Kuq ‘’  e kanë marrë shumë seriozisht rinovimin e kontratës me Paul Pogba i cili vijon ta stërzgjasë këtë çështje   . Nga ky hap i dështuar i 20 herë kampionëve të  Premier Leagues  mendon të përfitojë Real Madridi i cili prej shumë vitesh  ëndërron transferimin e  28 vjeçarit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

  Të mërzitur nga refuzimet e  yllit të mesfushës , drejtuesit e Manchester United kanë deklaruar se nëse kjo çështje nuk do të zgjidhet së shpejti do ta vendosin në shitje Paul Pogban.  

Sipas Espn interesit të  ‘’ Galaktikëve ‘’ i është bashkuar edhe Paris St Germain dhe Juventus që kërkon ta rikthejë në Torino këtë lojtar i cili ishte pjesë e  sukseseve të kaluara të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’. Megjithatë problemi më i madh për Real Madridin në këtë rast është agjenti i Paul Pogbas Mino Raiola pretendimet e të cilit gjithmonë kanë rezultuar shumë të larta , fakt që  mund ta vërë në vështirësi presidentin Florentino Perez .

E kaluara e suksesshme e favorizon manjatin spanjoll sepse e ka pasuruar organikën e ‘’ Los Blancos ‘’ me lojtarët më të famshëm por duke qenë se pandemia e koronavirusit ka ndikuar shumë në ekonomitë e klubeve , për gjigandët e kontinentit të vjetër vështirësohet rruga drejt arritjes së objektivave . Duhet

shtuar se kontrata e Paul Pogbas me Manchester United do të marrë fund në përfundimin e sezonit , aspekt që natyrisht i përshpejton lëvizjet e spanjollëve  në funksion të një vendimi që i favorizon të dyja palët .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy