Tifozët danezë të Copenhagen, kishin një ide brilante, për të shqetësuar lojtarët kundërshtarë, ata të PSV, me të cilët përballen në Conference League.
Tifozët e Copenhagen shkuan pranë një hoteli, me qëllim për të zgjuar lojtarët e PSV, që të mos ishin në formë për ndeshjen e fundit. Megjithatë rezultati nuk ishte ai që dëshironin.
Në fakt tifozët kishin ngatërruar hotelin ku qëndronte kundërshtari dhe i hodhën fishekzjarrët në vendin e gabuar.
Kështu, lojtarët e PSV nuk u shqetësuan aspak dhe fjetën të qetë, duke qenë në formë, teksa këtë e tregon edhe rezultati, pasi momentalisht janë duke fituar 0-2 ndaj Copenhagen.



