
Me Sime Vrsalkjo drejt largimit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ , Atletico Madridi vijon rrugëtimin për përforcimin e krahut djathtë të mbrojtjes sepse nuk dëshiron të pësojë të tjera tronditje.
Premier League konsiderohet destinacioni perfekt për ta zgjidhur këtë ngërç dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë zgjedhur Matty Cash te Aston Villas .
Drejtori sportiv Andrea Berta ka mbetur i mahnitur nga loja e 24 vjeçarit me londinezët por si duket kjo histori është vënë në pikpyetje sepse Diego Simeone është shprehur i rezervuar në lidhje me anglezin .
‘’ El Cholo ‘’ ja njeh shkëlqyeshëm pikat e dobëta kryeqytetasve dhe gjithashtu është një trainer që i studion gjërat me detaje dhe ti fitosh zemrën është një sfidë më vete. Por pozicioni kampionëve të La Ligas nuk është edhe aq entuziazmues sepse kanë humbur shumë duke iu referuar të kaluarës dhe duhet domosdoshmërisht që ti vënë pikën kësaj situate për të shmangur vuajtjet e mëtejshme .
Skepticizmi i ishi-t të River Plate mund të perceptohet llogjik sepse pretendon të mos nxitohet për të mos shtuar problematikat tek djemtë e tij të cilët çuditërisht kanë shënuar rënie në krahasim me sezonin pararendës .
Matty Cash mbetet një alternativë cilësore për përforcimin e Atleticos por gjithçka do të varet nga bindja e Diego Simeones për ishi-n e Nottingham Forest .
Çdo gjë mund të ndodhë por Atleticos nuk i falet humbja e kohës sepse do t’ia dëmtonte imazhin dhe sigurisht do të vështirësonte arritjen e objektivave . 24 ndeshjet e këtij sezoni me Aston Villa-n mbeten aleati kryesor i Matty Cash por vendimin final do ta ketë Diego Simeone që po has shumë vështirësi në krye të stolit.



