Juventus, dorëhiqet nga Emiliano Martinez

Juventus, dorëhiqet nga Emiliano Martinez

Pothuajse në çdo merkato Juventusi është konsideruar një ndër pretendentët më seriozë për Emiliano Martinez.

 Argjentinasi vijon të jetë një lider tek Aston Villa dhe pa diskutim kombëtarja.

Së fundmi krerët e londinezëve kanë refuzuar rreth 7 milionë euro për gardianin nga Mar del Plata, i domosdoshëm në skemat e Unay Emery. 

Sipas Fabrizio Romanos presidenti i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ Gianluca Ferrero e konsideron një shifër të ekzagjeruar për portierin amerikano-jugor, kontrata e të cilit me ‘’ Los Villanos ‘’ merr fund në 30 qershorin e 2029-tës. 

Në shtatorin e 2020-tës 33 vjeçari vendosi të nisë një tjetër eksperiencë në ‘’ Villa Park ‘’ për 17 milionë euro, asokohe pjesë e Arsenalit. 

Sigurisht karriera e tij mund të konsiderohet brilante, ish fitues i Kupës së Amerikës dy herë dhe Botërorit të Katarit me ‘’ Albicelestët ‘’. 

Ndërkohë duhet theksuar se Luciano Spalletti ka në dispozicion Michele Di Gregorio, Mattia Perin dhe Carlo Pisnoglio. 

Por sidoqoftë po studiohen edhe opsione të tjera, si përshembull Zion Suzuki, pjesë e Parmës, për të cilin torinezët nuk patën fat në tentativën e parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy