Fitorja ndaj Egnatias, Osmani: Synojmë titullin, por është ende herët. Jemi më luftarakë

Fitorja ndaj Egnatias, Osmani: Synojmë titullin, por është ende herët. Jemi më luftarakë

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas fitores me Egnatian.

Osmani deklaroi se ky rezultat, është dhuratë e mirë për të gjithë, apo edhe për 105 vjetorin e klubit.

I pyetur për titullin, Osmani tha se është ende herët, por shtoi se në fund, trofeu do të jetë synimi.

Fitorja, një dhuratë e mirë për të gjithë ne dhe për 105 vjetorin e klubit. Sa i përket lojës, ishte një Vllazni luftarake dhe kjo mendoj se na i fitoi lojën.

Ndoshta është ende herët për të folur për titullin kampion. Një fitore ndaj Egnatias, është shumë e vlefshme për ecurinë e kampionatit për Vllazninë. Ende nuk e kemi siguruar katërshen, por jemi afër.

Objektivi janë katër vendet e para, por sigurisht që do e synojmë edhe titullin kampion. Gjithçka është e mundur, sepse janë dy ndeshje në fund. Në “Final Four”, janë ekipet më të mira. Është futboll dhe realitet në fushë. Gjithçka është e mundur.

Ndoshta tani jemi më luftarakë dhe agresivë. Në momente të caktuara dimë ta ruajmë edhe rezultatin. Kemi shfrytëzuar edhe lojtarët e shpejtë. Shkurtimisht, tani e dimë çfarë duam. Për ecurinë e kohëve të fundit, meritat më të mëdha janë të lojtarëve. Jemi munduar t’i fusim në vendet ku japin më mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy