
Kenan Yildiz aktualisht po rezulton një ndër më të mirët tek Juventusi.
Turku ka ditur të përshtatet në skemat e Luciano Spallettit i cili tashmë i ka kërkuar drejtuesve rinovimin e tij.
Tek bardhezinjtë ka nisur një revolucion dhe krerët besojnë fuqimisht se ish-i i kombëtares ‘’ Azurre ‘’ do ti dërgojë drejt titujve të munguar ndër vite.
20 vjeçari mendohet pjesë e projektit ambicioz për të ardhmen dhe sigurisht pritet shumë nga ai.
Qëndrimi në ‘’ Allianz Stadium ‘’ konsiderohet një domsdoshmëri për të vijuar rrugëtimin drejt arritjes së objektivave i cili parashikohet i vështirë për arsye të rivalitetit të ashpër në çdo kompeticion.
Në sezonin aktual Kenan Yildiz ka kontribuar me 9 gola dhe 7 asiste në 29 sfida dhe në vijueset sigurisht mendohet se do të bëjë diferencën.
Për yllin e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ gjatë merkatos së janarit shfaqën interes disa klube nga Premier League dhe La Liga, të cilët u refuzuan kategorikisht nga krerët e ekipit.
Kenan Yildiz mendon se mund ti japë më shumë ish rekordmenëve të Serisë A, një ekip i ndërtuar për të qenë lider në çdo sezon.
Javët vijuese do të jenë përcaktuese për sulmuesin e lindur në Ratisbona të Gjermanisë, një ndër më të mirët në kontinentin e vjetër në pozicionin ku aktivizohet.



