
Situata e ndërlikuar e Chelseat e ka shëndërruar këtë skuadër në një ndër më aktivet e merkatos së janarit.
Shifra e shpenzuar nga Todd Boehly arrin 350 milionë eurot dhe kryeqytetasit mendojnë se tanimë është momenti për ti hapur derën largimeve .
Sipas raportimeve të ‘’ The Guardian ‘’ , Raheem Sterling dhe Pierre Emerick Aubameyang konsiderohen të padëshiruarit e Graham Potterit , për shërbimet e të cilëve do të zhvillojnë një supersfidë Real Madridi , Barcelona dhe Juventusi , ndër të tjerë.
Transferimi i Mykhaylo Mydryk në ‘’ Stamford Bridge ‘’ për shumën e 100 milionë eurove konsiderohet një impuls për firmosjen me të tjerë komponentë në këtë merkato janari , me qëllimin e arritjes së objektivave të ‘’ Bluve të Londrës ‘’ në sezonin aktual dhe afrimin tek trofetë e rëndësishëm në vijimësi .
Drejtuesit e kryeqytetasve gjithmonë i paraprijnë të ardhmes , e cila parashikohet shumë e vështirë për arsye të konkurrencës së ashpër në të gjitha kompeticionet.



