
Kylian Mbappe është në fundin e kontratës së tij me PSG dhe prej kohësh përflitet se mund të kalojë te Real Madrid, klub që e ka ndjekur prej kohësh.
Megjithatë ditën e sotme, në Francë është shpërndarë me shpejtësi një lajm i bujshëm.
Gazetari i “RMC Sport”, Daniel Rolo, ka deklaruar se francezi do të rinovojë me PSG-në në muajin maj.
“E di që askush nuk do e besojë këtë, por Mbappe do të rinovojë kontratën e tij me PSG në muajin maj”, tha Rolo.



