Evertoni, interes për Jose Mourinhon

Evertoni, interes për Jose Mourinhon

Të qënit një ndër trainerët më të mirë në botë, vijon të jetë një fakt i cili e avantazhon Jose Mourinhon në çdo merkato.

Portugezi tashmë është pjesë e Fenerbahçes por së fundmi një tjetër pretendent i ka trokitur në derë.

Eshtë Evertoni, drejtuesit e të cilit pas shkarkimit të Sean Dyches e konsiderojnë alternativën e duhur për të ardhmen.

61 vjeçari është një njohës shumë i mirë i Premier Leagues, kampionat në të cilin drejtoi tre skuadra në të shkuarën, Chelsean, Manchester United dhe Tottenham Hotspurin.

Drupal Ad

Anglezët momentalisht janë në një situatë kritike, e reflektuar me renditjen në vendin e 16-të në tabelë, 1 pikë larg zonës së ftohtë.

Nëse i referohemi ‘’ The Special One ‘’ duhet theksuar se eksperienca me Fenerbahçen mund të konsiderohet pozitive për sa i përket ligës turke ndërsa në Europë ende nuk ka mundur ta tregojë potencialin.

Gjithsesi vlerat e Jose Mourinhos janë të padiskutueshme dhe presidenti Farhad Moshiri ja ka hapur dyert e ‘’ Goodison Parkut ‘’.

Një tjetër aspekt është se tifozeria e zjarrtë e gjigandëve të Turqisë pret shumë nga ky trainer, i cili ka lënë gjurmë në të shkuarën, njëkohësisht fitues i shumë trofeve të rëndësishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy