Klubi rumun largon 11 lojtarë, ikën edhe ish-mbrojtësi i Kukësit

Klubi rumun largon 11 lojtarë, ikën edhe ish-mbrojtësi i Kukësit

Klubi rumun i UTA Arad ka njoftuar ditën e sotme largimin e 11 lojtarëve. Mes të larguarve është edhe ish-mbrojtësi i Kukësit, Simon Rrumbullaku. Ky i fundit u bashkua me klubin rumun në janar të vitit të kaluar, ku qëndroi për një sezon e gjysmë dhe tashmë ka mbyllu bashkëpunimin aty dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Të 11 lojtarëve të larguar i kishte përfunduar kontrata me UTA Arad dhe klubi ka vendosur të mos i rinovojë dhe për këtë arsye janë larguar.

Për sa i përket Rrumbullakut, ai ka dalë lojtar i lirë dhe është një opsion i mirë për klubet shqiptare dhe jo vetëm. Në të kaluarën 29-vjeçari ka luajtur në Greqi, aty ku ishte pjesë e Apollon Smyrnis, Panelotikos, Panegialios, PAS Giannina, PS Kalamata dhe Triglia Rafinas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy