Alphonso Davies, opsion për Real Madridin

Alphonso Davies, opsion për Real Madridin

Ferland Mendy vijon të jetë një ndër të padëshiruarit e Carlo Ancelottit në prapavijë , fakt që i ka detyruar drejtuesit e Real Madridit të fokusohen tek një alternativë për ta zëvëndësuar francezin. Prej kohësh Alphonso Davies vijon të jetë i preferuari i Florentino Perezit, duke qenë se Fran Garcia ende nuk e ka bindur numrin një të pankinës, pavarësisht ecurisë pozitive të ‘’ Galaktikëve ‘’ deri më tani. Një barrierë për spanjollët është kontrata e kanadezit me Bayern Munchenin, e cila përfundon në 30 qershorin e 2025-sës por gjithsesi numri një i presidencës do të tentojë deri në fund për ti përforcuar kryeqytetasit me një ndër anësorët më të mirë në qarkullim. Për bavarezët shitja e 22 vjeçarit të lindur në Gane nënkupton një fuqizim arkash por njëkohësisht një humbje të madhe . Duke iu referuar këtij fakti parashikohet një rezistencë nga ana e drejtuesve të Bayern Munchenit, të cilët do të evitonin gjithashtu përforcimin e një rivali të mundshëm në Champions League në të ardhmen,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy