Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës së kthimit që Tirana do të luajë ndaj gjeorgjianëve, të Torpedo Kuitaisi.
Shkëmbi deklaroi se mori sinjale pozitive nga ndeshja e parë në transfertë, e cila u mbyll në barazim.
Sipas tij, lojtarët duhet të besojnë te kualifikimi për në turin e dytë të Conference League. Ndër të tjera, ai tha se nuk premton fitore, por ekipi do të bëjë maksimumin për rezultat pozitiv.

Mendoj që kemi bërë një paraqitje të mirë. Duke pasur parasysh kohën në dispozicion, sinjalet e asaj ndeshje janë pozitive. Unë personalisht dhe stafi jemi të mendimit që kemi bërë një ndeshje pozitive, por kemi vlerësim maksimal për kundërshtarin. Është një skuadër shumë e fortë.
Unë pres një Tiranë që të luajë në mënyrën që të kualifikohet, do ta shohim në fushë, por do të jemi me dëshirë për tu kualifikuar. Duhet të dimë se çfarë mund të bëjmë. Para ndeshjeve shanset janë 50 me 50, të barabarta, por kundërshtari është disa hapa para nesh për shumë arsye.
Mua personalisht më bëri përshtypje ardhja e tifozëve deri atje, më pëlqyen djemtë. Shpresoj t’i kemi afër përsëri, nuk iu premtohet fitorja, por do të japim maksimumin në fushë



