Trippier kërkon të transferohet tek Manchester United

Trippier kërkon të transferohet tek Manchester United

 Ideja për tu fuqizuar  në mbrojtje   ka zënë një vend shumë të rëndësishëm brenda mureve të  ‘’ Old Trafford ‘’ . Manchester United  ka shënuar një ngritje të konsiderueshme  në nivelin e përgjithshëm të lojës gjatë sezonit të kaluar  dhe  drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ kërkojnë ti japin më tepër freski  me ndërhyrjet gjatë merkatos . Pozicioni ku anglezët kanë çeduar më shumë është  krahu i  djathtë i  mbrojtjes  por Manchester United duket se e ka gjetur garancinë për ti dhënë fund këtij problemi.   

Kieran Trippier mbetet një alternativë shumë tërheqëse për skemat  e Ole Gunnar Solskjaer dhe  ashtu siç është deklaruar nga ‘’ The Mirror ‘’ 30 vjeçari gjatë disa bisedave me bashkombasit e tij tek ‘’ Tre Luanët ‘’ e ka shprehur dëshirën e të qënit  pjesë e 20 herë kampionëve të Premier Leagues . 

Niveli i treguar me Atletico Madridin  e ka rritur profesionalisht  Kieran Trippier sepse me arritjet e ‘’ Los Colchoneros ‘’  kanë dalë në pah cilësitë e shumë komponentëve .    Anësori  i lindur në Bury është i ndërgjegjshëm se çdo të thotë të luash në Premier League dhe Europë për shkak të eksperiencave të mëparshme me Tottenham Hotspurin,  Burnley dhe  Barnsley  dhe  rikthimi në djepin e futbollit do të kishte një shije ndryshe  për arsye të suksesit  me  kryeqytetasit.   Kieran Trippier e ka mbyllur sezonin me 30 takime të luajtura  por si duket eksperienca në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të shënojë fundin shumë shpejt . 

Disa javë më parë anglezi nuk e ka fshehur kënaqësinë e të luajturit në Spanjë dhe sidomos atë të jetuarit në Madrid  por ndjesia e rikthimit aty ku mori emër është më e fortë dhe e kalon në plan të dytë historinë mrekullueshme me kampionin në fuqi të La Ligas .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy