Jadon Sancho, insiston për largimin nga Manchester United

Jadon Sancho, insiston për largimin nga Manchester United

Interesi i Paris St Germain e ka bërë Jadon Sanchon të reflektojë, i cili tashmë kërkon me ngulm largimin nga ‘’ Old Traffordi ‘’.

Thuhet se drejtuesit e ‘’ Les Pariziens ‘’ e kanë arritur një marrëveshje verbale me anglezin por sipas ‘ Footmercato ‘, në fillim duhet të konkretizojnë disa largime, si përshembull atë të Manuel Ugartes, Danilos dhe Mukieles.

Ndërkohë 24 vjeçari shpreson se shumë shpejt do të transferohet në ‘’ Parque de Princes ‘’, tek një ekip i cili aspiron titujt e rëndësishëm në të ardhmen, kryesisht atë të Champions Leagues.

Traineri Luis Enrique e mirëpret në kryeqytetin francez Jadon Sanchon, për të cilin kuq e blutë kanë në dispozicion 15 ditë deri në finalizimin e merkatos së verës.

Fillimi i sezonit ka rezultuar shumë i mirë për këtë lojtar pasi e fitoi trofeun e Fa Cup me Manchester United, në finalen dhe njëkohësisht derbin kundër Manchester City-t.

Koha është e mjaftueshme për arritjen e objektivit dhe për drejtorin sportiv Luis Campos do të jenë ditë tejet të rëndësishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy