
Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli, rrezikon dënim të rëndë, pasi është zbuluar se luante baste sportive, diçka që është e ndaluar për futbollistët.
Lojtari ka përfunduar nën akuzë dhe ka pranuar se ka luajtur baste sportive. Për këtë ka folur edhe agjenti i lojtarit, Marco Giordano, i cili deklaroi se Fagioli ka varësi ndaj basteve sportive.
Nicolo Fagioli ka varësi ndaj basteve sportive, është një problem që e ka para se të ishte pjesë e agjencisë tonë. Ne e dinim këtë, por vendosëm mos ta linim vetëm dhe ta ndihmonim. E kemi ndihmuar dhe mund të them se ai është përmirësuar nga e kaluara. Ka pasur një sjellje shembullore që kur është bashkuar me agjencinë tonë.



