Napoli, interes për Pjanic

Napoli, interes për Pjanic

 Barcelona mezi po e pret merkaton e verës pasi pavarësisht fuqizimit me lojtarë cilësorë , Xavi Hernandez kërkon largimin e disa elementëve që nuk e kanë bindur .

Një ndër to është Miralem Pjanic, lojtar që nuk ka bërë aq sa duhet tek kuq e blutë dhe aktualisht ndodhet i huazuar tek Besiktas.

Eksperienca me turqit po i shërben 32 vjeçarit sepse në Serinë A vijon të ketë pretendentë .

Napoli do të ketë një shans për ta transferuar në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ boshnjakun , lajm i publikuar nga e përditshmja ‘ Sport ‘.

E kaluara e suksesshme në Itali ka mbetur në memorien e shumë ekipeve dhe ‘’ Il Partenopei ‘’ mendohet se do të negociojnë për huazimin e mesfushorit të cilit i mbetet akoma punë për të bërë për tu shëndërruar në atë referentin e dikurshëm që habiste me Juventusin.

Pengesa e vetme e kësaj historie është rroga e kripur e Miralem Pjanic e cila arrin 16 milionë eurot në sezon dhe i bën ekipet e interesuara të stepen .

Transferimi në ‘’ Camp Nou ‘’ kundrejt 70 milionë eurove rezultoi një ndër dështimet më të mëdha në historinë e Barcelonës por drita në fundin e tunelit po fillon të shfaqet , për një lojtar që e ka shumë përzemër Serinë A sepse i dha shansin të njihet botërisht me Romën .

Miralem Pjanicit i leverdis të transferohet tek një skuadër e cila patjetër duhet ti sigurojë aktivizimin si titullar dhe Napoli konsiderohet një destinacion interesant sepse përveç kampionatit është pjesëmarrëse e rregullt edhe në Europë dhe për lojtarin nga Tuzla është një fakt shumë i rëndësishëm .

 Ky do të ishte edhe një favor i italianëve për ‘’ Los Cules ‘’ të cilët prej shumë sezonesh nuk e konsiderojnë më pjesë të së ardhmes dhe njohuritë mbi Scudetton ndoshta mund të rezultojnë fillimi i një rruge të suksesshme për Miralem Pjanic që kërkon rikuperimin e vlerave të humbura .

Prej vitesh tek ‘’ Azurrët ‘’ mungojnë titujt pavarësisht se kanë vijuar gjithmonë në një stad por që nuk ka mjaftuar për ta shëndërruar këtë ekip në një rival serioz dhe  për ti kanalizuar sforcot në suksese .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy