Rekordi me biletat/ Duka: Gjysma e stadiumit me shqiptar. ‘Muri i verdhë’ i Dortmundit do të jetë një ‘mur i kuq’

Rekordi me biletat/ Duka: Gjysma e stadiumit me shqiptar. ‘Muri i verdhë’ i Dortmundit do të jetë një ‘mur i kuq’

Stadiumi vendas i Borusia Dortmundit, i cili mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 67,000 gjatë Euro 2024.

 

Drupal Ad

 

 

 

Presidenti i FSH-së, Armand Duka, tha për emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, se 22 mijë bileta janë blerë nga tifozët shqiptarë.

Sipas tij, gjysma e stadiumit do të jetë kuq e zi.

Në ndeshje të tilla ndërkombëtare kapaciteti i stadiumit të Dortmundit është 67 mijë, është komplet i shitur, d.m.th. do jetë një stadium plot.

Unë kam statistika nga UEFA se ku janë shitur më shumë biletat. 22 mijë bileta të kësaj ndeshje janë shitur në Gjermani, dhe duke pasur parasysh se kemi një komunitet të madh në Gjermani, mendoj se shumica prej tyre duhet të jenë shqiptar.

Në Shqipëri janë shitur rreth 5600 bileta, në Itali, 5200 dhe në vendet tjera, Zvicër, Suedi, etj. dhe kjo bën të mendosh se gjysma e stadiumit do jetë shqiptar dhe ai muri sepse ai stadium njihet si muri i verdhë i tifozëve te Dortmundit do jetë mur i kuq do ta mbështes dhe inkurajuar për të bërë më të mirën, dhe për të fituar, jo vetëm për të performuar. E dëshiroj më shumë rezultatin sesa lojën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy