
Problemet e theksuara në aspektin ekonomik vijojnë të jenë një shqetësim për drejtuesit e Barcelonës.
Mirëpo koha kalon shumë shpejt dhe gjatë merkatos së verës janë planifikuar disa blerje.
Reparti defensiv ndër vite ka patur ulje-ngritje dhe Joan Laporta në bashkpunim me trainerin Hansi Flick do të mundohen ti japin zgjidhje.
Ozan Kabak e ka impresionuar gjermanin në sezonin aktual, i cili po shkëlqen në rradhët e Hoffenhaimit.
25 vjeçari po përjeton një moment unik në karrierë dhe kjo situatë mund të finalizohet shumë shpejt me një transferim në ‘’ Camp Nou ‘’.
Duhet kujtuar se lojtari në fjalë kaloi tek Stuttgarti në 2019-tën për shifrën e 11 milionë eurove dhe disa muaj më vonë tek Schalke 04 për 15 milionë euro.
Pas disa tentativave në 2022-shin vendosi për Hoffenhaimin, skuadër tek e cila mbetet një lider.
Mënyra se si luan është e duhura dhe përshtatet me atë të Barcelonës duke qenë se është tejet intensiv, i guximshëm dhe i fortë në aspektin fizik.
E rëndësishme për tu theksuar është se kontrata i përfundon në fundin e sezonit me gjermanët dhe ‘’ Los Cules ‘’ mund të përforcohen me parametër zero.
Nëse do të rezultojë kështu do të konsiderohej një lëvizje tejet e rëndësishme pasi flitet për një repart delikat i cili i ka vënë në vështirësi kuq e blutë në shumë raste, pavarësisht rezultateve pozitive.



