
Rezultatet e dobëta në kohët e fundit të Juventusit , të reflektuara gjithashtu në eleminimin nga grupet e Champions Leagues kanë dhënë një sinjal se italianët kanë nevojë urgjentisht për ndërhyrje gjatë merkatos së verës .
Edouard Mendy është bërë pjesë e projektit drejtuesve të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ , kryefjala e të cilit është rikthimi tek titujt dhe të evitojnë njëkohësisht disfatat në të ardhmen.
30 vjeçari e ka humbur sfidën me Kepa Arrizabalagan për një vend titullari dhe interesi i torinezëve mund ti shërbejë për të rifituar terrenin e humbur .
Nën drejtimin e Graham Potterit francezi është aktivizuar në vetëm 945 minuta për sa i përket sezonit aktual dhe ky fakt e shëndërron në një opsion të mundshëm për portën e ish rekordmenëve të Scudettos.
Në të kaluarën ishi i Reims u konsiderua zëvëndësuesi ideal i legjendës Gianluiggi Buffon por më pas drejtuesit e Juventusit vendosën për Wojcech Szczesny i cili mesa duket i ka ditët e numëruara në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Periudha e distancimit nga titujt e rëndësishëm sigurisht ka shërbyer si një leksion për Massimilliano Allegrin dhe të gjithë komponentët e Juventusit , të cilët do të japin maksimumin për arritjen e akordit me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ për Edouard Mendy-n pasi kështu si kanë vijuar ngjarjet është shumë e vështirë që të qëndrojë në ‘’ Stamford Bridge ‘’.



