
Interesi në Premier League për Jules Kounden, i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Barcelonës, të cilët kanë përcaktuar çmimin për largimin e tij.
Francezi po tentohet nga Chelsea, Liverpooli dhe Manchester United dhe kuq e blutë synojnë të ruajnë balancat në aspektin ekonomik, për të evituar kundrakohët në të ardhmen.
Ishi i Sevillas shquhet për adaptimin në disa pozicione të prapavijës, për të cilin ‘’ Blaugranët ‘’ synojnë 60 milionë euro.
Barcelona i ka bërë paraprakisht llogaritë pasi drejtuesit e saj janë të ndërgjegjshëm për potencialin e 25 vjeçarit, për të cilin luftoi shumë në kaluarën.
Ja vlen të shtohet se ekipet e interesuara janë shumë të fuqishëm në aspektin ekonomik dhe ndoshta do t’ia plotësojnë kërkesën presidentit Joan Laporta, i cili pavarësisht situatave të ndërlikuara të Barcelonës, gjithmonë ka dhënë maksimumin gjatë merkatove.
Natyrisht që për rikthimin tek sukseset, ‘’ Los Cules ‘’ duhet të sforcohen më tepër, si gjatë sezonit ashtu edhe në merkato.
Në aktualin, ishi i Bordeaux ka shënuar 2 gola në 34 sfida, për të cilin do të zhvillohet një supersfidë në kampionatin anglez.



