
Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim vjen menjëherë pas barazimit me Dukagjinin në kampionat.
Hapi fals i gjilanasve, i zbriti ata në vendin e dytë, duke i dhënë kreun Ballkanit, që fitoi në anën tjetër.
Kjo ka bërë që trajneri Thaqi të paraqesë dorëheqjen dhe të largohet nga drejtimi i Dritës.
Njoftimi i klubit:
Arsim Thaqi jep dorëheqje të parevokueshme.
Trajneri Thaqi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër KF Dukagjinit.
I pa kënaqur me rezultatet e deritanishme, trajneri Thaqi sot kërkoi takim me kryesinë e klubit për ofruar dorëheqjen e tij.
Pas shumë diskutimeve kryesia e klubit i ofroi trajnerit mbështetje për vazhdimin e rrugëtimit drejt synimit të klubit por që trajneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektojë vendimin e trajnerit Arsim Thaqi për të pranuar dorëheqjen.
Klubi jonë e falënderon trajnerin Thaqi për bashkëpunimin tejet korrekt dhe profesional duke i dëshiruar shumë suksese në vazhdim të karrierës.



