Hysaj: Në Moldavi shkojmë për të mos humbur, kritikat do të jenë gjithmonë

Hysaj: Në Moldavi shkojmë për të mos humbur, kritikat do të jenë gjithmonë

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, foli për mediat, në prag të sfidës me Moldavinë, që do të luhet këtë të premte.

Hysaj deklaroi se skuadra do të ketë dy finale, ndërsa shtoi se në Moldavi do të shkojnë për të mos humbur, pasi Shqipërisë i mjafton një barazim për tu kualifikuar në Europian.

Normal që janë dy finale, por duhet të mendojmë për Moldavinë. Është një skuadër shumë e fortë për momentin. Ne duhet të shkojmë atje për të mos humbur, sepse edhe një pikë mund të na nevojitet dhe jemi të kualifikuar, por do ishte bukur të fitonim dhe të arrinim rekordin e pikëve për Kombëtaren.

Si ndeshje duket më e thjeshtë, por të themi të drejtën është një ndeshje me peshë. Po humbëm do jetë një presion më shumë për ne. Të gjithë ne jemi me një mendim për të shkuar të përgatitur dhe të fitojmë këtë ndeshjen.

Kritika mund të kem sepse gjithë jetën kështu kam dëgjuar. Rëndësi kanë rezultatet dhe ku jemi. Kemi mundësi të shkojmë në Europian. Kritikat do të jenë aty gjithmonë.

Është një ndjesi e bukur. Kujtojmë ato momente të 2016, nuk mund t’i harrosh. Shpresoj t’i shijojnë të rinjtë, por dhe ne bashkë me atë. Të shkojmë atje me vëmendjen e duhur dhe të vijmë me fitore në Shqipëri.

Ne duhet të jemi të rritur në mentalitet, sepse nuk duhet ta shohim si presion. E dimë që do të jetë e vështirë, por ne punojmë për këto ndeshje dhe duhet të jemi gati.

Ne e kemi pasur mbrojtjen e fortë dhe në Europianin e kaluar. Por nëse statistikat thonë që kjo është mbrojtja më e mirë dhe unë besoj të njëjtën gjë.

Nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi. Kundërsulmojnë dhe ne po përgatitemi për një ndeshje të tillë. Duhet t’i gjejmë vetëm mundësitë tona për kundërsulmet e tyre.

Mbas ndeshjes me Moldavinë ose Ishujve Faroe. Do presim dhe pak më pas do ju jap notën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy