
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Villarreal në Champions League.
Tekniku italian e konsideron si një finale ndeshjen ndaj spanjollëve, ndërsa u shpreh se Juventusi do të tentojë maksimumin në çdo kompeticion ku merr pjesë.
Unë i kam idetë e qarta, shpresoj t’ia dalim. Në mars vendosen kampionati, Championsi dhe Kupa e Italisë. Kemi dhe pesë ditë. Duam të shkojmë në ndalesë të fokusuar dhe në formën më të mirë.
Nuk e di nëse e kemi kualitetin për të qenë aty, e di qe duhet të kemi ambicie për ta arritur. Ne jemi në garë për kampionatin, luajmë në Champions, në Kupën e Italisë dhe qëllimi është gjithmonë të arrijmë maksimumin. Ne gjithmonë duhet të japim më të mirën. Nesër është një finale që ne do ta luajmë në shtëpi.
Unë mbërrita këtu pas dy viteve pushim dhe ne e nisëm me gabime. Tani skuadra ka arritur ekuilibrin. Jemi në mars, në një moment deçiziv. Në mars ne duhet të jemi ndryshe nga çfarë ishim nga shtatori në shkurt.



